18:39 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Në kohën më të ngarkuar në Prishtinë, kompania “Pastrimi” largon mbeturinat [Foto]

Kompania “Pastrimi” sot ka bërë mbledhjen e mbeturinave pasi që nesër do të jetë Festa e Fitër Bajramit.

Mirëpo, kjo kompani nuk po tregohet aspak e kujdesshme. E njëjta ka zgjedhur kohën ku kryeqyteti është i  ngarkuar më së shumti në komunikacion, që t’i heq mbeturinat.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar disa fotografi në redaksi ku shihet se si kamioni i cili është duke i larguar mbeturinat ka bllokuar për disa çaste njërën rrugë të Prishtinës.

Më poshtë shikoni fotot:

Ndryshe, kompania në fjalë kishte njoftuar dje se shërbimi i grumbullimit të mbeturinave të amvisërisë i planifikuar sipas orarit të rregullt me rastin e festës së Bajramit do të kryhet një ditë më herët.

Njoftim për prishtinasit: Nesër vini mbeturinat para shtëpive, kompania ka ndryshuar orar