23:49 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shiu që ra 24 orë pa u ndal në Pejë, nxjerr mbeturinat në mes të rrugës

Qyteti i Pejës është përballur me reshje të shiu pa ndërprerë për 24 orë.

Nga këto reshje, sot pejanët kanë vuajtur pasojat, e që kanë qenë të pakëndshme.

Një lexues i portalit Indeksonline ka dërguar fotografi të rrugëve të Pejës, ku shihet si shiu ka nxjerr në mes të rrugës mbeturinat.

Po ashtu, pos mbeturinave, në rrugë vërehen edhe ujërat e zeza duke lëvizur.

Kjo gjendje ka shkaktuar vështirësi për këmbësorët, të cilët janë përballë edhe me aromën e pakëndshme. /Indeksonline/