15:18 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pastrohen ‘Bjeshkët e Nemuna’, largohen 100 thasë mbeturina

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, në bashkëpunim me banorët e fshatit Haxhaj dhe banorë tjerë vullnetarë, kanë organizuar sot aksion pastrimi përgjatë rrugës që shpije deri në fshatin Haxhaj.

Me këtë rast ata kanë grumbulluar dhe larguar rreth 100 thasë me mbeturina, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, është planifikuar që aksioni të vazhdojë edhe në vendbanime dhe zona tjera brenda territorit të Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”./Indeksonline/