10:56 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Në një pastiqeri në Mitrovicë konfiskohen prodhime me afat të skaduar (Foto)

Inspektorët e Komunës kanë gjetur dhe konfiskuar në Pastiqerinë Jaffa, produkte me afat të skaduar, të cilat paraqesin rrezik për qytetarët që i konsumojnë ato produkte.

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Hysni Ahmeti, ka njoftuar se inspektorët e tij kanë konfiskuar në pastiqerinë e lartpërmendur 328 paketime prej 200 gramësh margarinë Teremyag- Ulker dhe Bizem.

“Inspekcioni komunal është i vendosur dhe i përkushtuar që në Komunën e Mitrovicës të ketë rend e rregull, të ketë respektim të ligjit dhe rregulloreve komunale, që konsumatorët të jenë të sigurt në ushqimet që i konsumojnë, që qytetarët të kenë siguri në trafik etj., andaj edhe për këtë janë ndërmarrë një sërë aksionesh që po japin rezultate. Një nga këto aksione është edhe ky për kontrollimin e cilësisë dhe afatit të produkteve që i konsumojnë qytetarët”, tha ai,transmeton Indeksonline.

Që puna e inspektorëve për të mirën dhe në mbrojtje të qytetarëve të jetë edhe më e suksesshme dhe efikase, drejtori Ahmeti kërkon bashkëpunim më të ngushtë të qytetarëve me inspektorët e Komunës./Indeksonline/