13:12 / E Hënë, 14 Maj 2018

Nëse nuk preferoni dukjet përplot ngjyra, shikoni këto alternativa (Foto)

Jemi në sezonin e fustaneve me ngjyra të ndezura e përlot lule dhe aksesorë të ndryshëm. Ndonëse të gjithë i jemi gëzuar ditëve të ngrohta, disa nuk preferojnë dukjet me ngjyra të ndezura dhe aksesorët e shëndrritshëm.

E çka duhet të bëjë një vajzë që me të vërtet preferon ngjyrën e zezë?

Ju duhet vetëm një kërkim më i thellë. Mund të gjeni fustane të lehta me dizajne të thjeshta, apo këmisha tërësisht të zeza me qepje interesante për stinën e pranverës. Kur jeni në dyshim thjeshtë kombinoni një bluzë një ngjyrëshe me ndonjë material me dizajne të ndryshme bardh dhe zi.