23:27 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Nesër homazhe në 2-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të madh, Demaçi ka disa fjalë [Foto]

Veprimtari i shquar shqiptar, Adem Demaçi ka njoftuar se nesër do të bëhen homazhe në Varrezat e qytetit në Prishtinë, me rastin e dyvjetorit të vdekjes së veprimtarit të madh të çështjes kombëtare shqiptare, Shasivar Makolli- Qalit.

Demaçi përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se homazhet do të fillojnë në ora 12, transmeton Indeksonline.

“NJOFTIM. Nesër, më 27 prill, në dyvjetorin e vdekjes së veprimtarit të madh të çështjes kombëtare shqiptare Shasivar Makollit-Qalit, në ora 12, do të bëhen homazhe në Varrezat e Qytetit në Prishtinë. Luteni që të shpërndani këtë njoftim dhe t’i njoftoni bashkveprimtarët e Qalit dhe veprimtarët e kauzës sonë”, ka shkruar Baca Adem Demaçi në Facebook./Indeksonline/