75 Mall Live Search
13:08 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

60 vite nga burgosja për herë të parë e Demaçit, Haliti kujton qëndresën e intelektualit

Përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti ka kujtuar heroizimin e intelektualit të ndjerë, Adem Demaçi.

Ai tregon se pikërisht më 19 nëntor të vitit 1958, Demaçi u burgos për herë të parë, por që asnjë burg nuk e ka thyer kurrë atë, ndërsa u shndërrua në shembull frymëzimi për shumë gjenerata të reja, përcjellë Indeksonline.

Ky është statusi i plotë i Halitit:

60 vite më parë, më 19 nëntor 1958, në kohën kur shqiptarët e Kosovës i ishin ekspozuar dhunë së egër serbe me të cilën shoqërohej aksioni famkeq i grumbullimit të armëve si dhe detyrimit për t’i braktisur vatrat e tyre shekullore dhe shpërngulur për në Turqi, burgoset për herë të parë shkrimtari dhe intelektuali Adem Demaçi.

Por, burgu, as ky i pari dhe as dy burgjet tjera pasuese nuk e theu kurrë idealistin liridashës, Adem Demaçin. Përkundrazi, me guximin dhe qëndresën e tij, me pikëpamjet politike kombëtare, Demaçi u shndërruar shpejt jo vetëm në shembull frymëzimi për gjenerata të tëra të të rinjëve shqiptarë për angazhim,

Përpjekjeje, luftë çlirimtare, sakrifica dhe flijime për çlirim dhe liri kombëtare. Si rrjedhojë, rezistenca jonë kombëtare kulmoi me formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe bërjen e saj shtet të pavarur dhe sovran.

Heroi Adem Demaçi do të kujtohet dhe respektohet meritueshëm nga shteti i Kosovës si dhe nga i gjithë Kombi ynë shqiptar. Jemi popull i priviligjeuar që kishim një personalitet të tillë, personalitet tepër i veçantë, që historia, as e jona dhe as ajo e popujve të tjerë, nuk i nxjerrë shpesh në sipërfaqe.

Njëkohësisht ndjehem me fat dhe shumë krenar për gjithë kohën e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit me bacën Adem- heroin tim, në përmbushjen e obligimit tim njerëzor dhe kombëtar.