21:54 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Heroi Ilir Konushevci rivarroset pranë veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë

Më 27 nëntor,  eshtrat e heronjëve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malës do të pushojnë në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Siç mëson Indeksonline, eshtrat e tyre do rivarrosen pranë varrit të veprimtarit Adem Demaçi dhe se gjithçka është gati për rivarrosjen e tyre.

Ndryshe, gjatë ditës së nesërme, më 26 nëntor në Tiranë, eshtrat e Konushevcit së bashku me eshtrat e Malës do të zhvarrosen në Tiranë, ndërsa  pritet të mbërrijnë në Prizren rreth orës 16:00, ku forcat shqiptare do i dorëzojnë tek Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa, aktivitetet e ditës së martë janë këto:

12:00 Homazhet në hollin e Kuvendit

12:00-Akademia Përkujtimore në Teatrin Kombëtarë

14:00 Nisja e kortezhit

14:30 Rivarrimi i tyre në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë

Ilir Konushevci ka qenë njëri nga komandantët dhe udhëheqësit kryesor të UÇK-së në Llap. Konushevci ka lindur më 20 qershor të vitit 1969 në fshatin Llugë të Podujevës dhe është vrarë më 9 maj të vitit 1998 dhe është i varrosur në Tiranë./Indeksonline/