10:36 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Neymar nuk mund ta zgjidhë një ndeshje si Messi apo Ronaldo”

“Walter Casagrande, ish futbollisti i kombëtares së Brazilit, ka kritikuar ashpër Neymarin pas performancës së tij ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Casagrande ka qenë shumë i ashpër në intervistën e tij për SportTV.

“Mua më shqetëson se shumica e tifozëve dhe mediave vazhdojnë ta kenë atë në qendër të vëmendjes, ndërsa ai ka treguar disa sjellje të papranueshme në kolektiv” , ka thënë Casagrande.

“Ai mori karton të verdhë në pjesën e parë, ndërsa rrezikonte të ndeshkohej përsëri. Do të ishte katastrofale nëse ai do ta bënte atë në Kupën e Botës. Ata tani thonë se ai duhet të largohet sepse nuk kombinohet me Cavanin dhe problemi është se disa e konsiderojnë atë gjeni. “Neymar nuk ka cilësinë e Messit, Maradonës apo Ronaldos, për ta zgjidhë një ndeshjë në çdo kohë” , deklaroi Casagrande. /IndeksOnline/