09:53 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nga ferma e pulave në finalen e Kupës së Botës – një storie suksesi e heroit Perisic

Për herë të parë, Luka Modric nuk u zgjedh lojtari i ndeshjës në fitoren e Kroacisë ndaj Anglisë. As Ivan Rakitic. Ishte sulmuesi anësorë i Interit ai i cili shkëlqeu me një gol dhe një asistim.

“Për mua, Ivan është lojtari më i mirë në Evropë në këtë pozitë. Nëse ai funksionon, funksionon edhe Kroacia” , deklaroi legjenda kroate Mladen Petric.

Perisic është një nga lojtarët më të gjithanshëm në botë. Gjuan me dy këmbë, është i shpejtë, driblon dhe shënon gola.

Perisic iu përgjigj cdo pyetjeje pas mbarimit të ndeshjës. Përveç njëres! Gjersa kroatit iu afrua një gazetar francez, duke e pyetur për fermën e pulave të prindërve të tij në Kroaci, ai mbeti i shtangur dhe nuk dha përgjigje. Ai nuk dëshiron të flasë për këtë pasi ky është një kapitull i vështirë në jetën e tij. Ferma e pulave është një gjë në fillim të karrierës së tij, transmeton IndeksOnline.

Si fëmijë, shokët e quanin “koka”, që do të thotë “pulë”, sepse ai gjithmonë ishte i zellshëm për të ndihmuar në kujdesin për fermën, e cila sjelli mbijetesën e të gjithë familjes. Ivan kurrë nuk shqetësohej për këtë emër, sepse më shumë se kushdo tjetër, ai ishte plotësisht krenar për punën e familjes së tij.

Ashtu si shumë lojtarë profesionistë, Perisic pëlqen të luajë futboll që nga fëmijëria. Sa herë që ka kohë të lirë, Ivan merrej me topin. Ai iu bashkua ekipit vendas Hajduk Split, ku shpërtheu dhe u zbulua së pari talenti i Perisic.

Shqetësimet financiare

Në moshen 17 vjecare Perisic u largua nga klubi i tij i vendlindjes Hajduk Split në FC Sochaux. Familja Perisic duhej të merrte hua para për të blerë pajisjet, dhe tani gjendja financiare e familjes është gjithnjë e më e vështirë kur vazhdojnë të shesin mjetet e tyre të jetesës. Babai i tij i kërkoi të birit të nënshkruante në Francë. Me pagën e parë profesionale të Perisic, kreu i familjes shpreson të shpëtojë fermën.

12 vjet pas transferimit me Sochaux, Perisic është në finalen e Kupës së Botës. Për ironi kundër Francës.

“Askush nuk mund të jetë më i lumtur se unë për të luajtur kundër Francës në finale” thotë ai. Perisic është me Kroacinë e vogël (4.2 milionë banorë) në finalen e Kupës së Botës.

Poashtu vlen të ceket se pulat janë të ndaluara në stadium. Kur tifozët e Nigerisë donin të sillnin pula të ngjyrosura në ndeshjen kundër Kroacisë para fillimit të Kupës së Botës, ata u ndaluan. Nigeria humbi me rezultat 0-2 dhe tani Kroacia është ne finale. Kjo skuadër u lavdërua madje edhe nga vet trajneri i Anglisë: “Për të mbijetuar tri herë në shtesë të ndeshjeve dhe për ta arritur finalen, ka të bëj e gjitha me skuadrën. Këta janë luftëtarë të vërtetë” . /IndeksOnline/