11:04 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Nike sponsorizon transferimin e Neymarit në Real Madrid?

Neymar shumë lehtë mund të përfundoj në Real Madridit gjatë afatit veror. Gazeta spanjolle “AS”, shkruan se Nike është në gjendje të gatshme të paguaj një përqindje të madhe për ta transferuar yllin brazilian në “Santiago Bernabeu”, transmeton IndeksOnline.

Neymar tani është i lënduar, ndërsa skuadra e tij e Paris Saint Germain përkundër blerjeve marramendëse u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Kjo situatë rrit spekulimet e shumta që Neymar gjatë verës do të transferohet në Real Madrid.

Klubi i Real Madridit ka kontratë me Adidasin deri në vitin 2020, por Nike ka një plan strategjik të bëhet sponsori kryesor i klubit më të madh në Europe.

Ideja e Nike do të jetë kjo: Ta financoj një pjesë të nënshkrimit të Neymarit në Real Madrid dhe të arrij një marrëveshje me klubin e bardhë që ta sponsorizojë fanellën e tij. Edhe pse Adidasi ka kontratë me Madrilenët, në vitet e fundit shumë klube thyen kontratat e tyre para kohe duke nënshkruar me Nike, si Chelsea dhe Milan./IndeksOnline/