Gazeta e madhe franceze plason lajmin bombastik, dorëzohet PSG!
Gazeta prestixhioze franceze, L’Equipe ka hapur ballinën e saj me një lajm bombastik. L’Equipe shkruan sot se Paris Saint Germain do të shes njërin nga dy superyjet e saj, Neymar ose Mbappe.
Gjiganti francez raportohet se është duke u frikësuar nga ndonjë dënim i mundshëm për shkak të lojës financiare dhe për këtë është e detyruar që të shesë njërin nga dy yjet e saj, të cilët janë lojtarët më të shtrenjt aktualisht në botë.
PSG është e gatshme që të ulet të bisedojë me të gjitha skuadrat për të dy lojtarët, por që vlera e shitjes së njëri nga ta thuhet se do të jetë astronomike./Indeksonline/