20:38 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Çfarë ishte duke bërë Neymar kur iu kumtua ”lajmi i hidhur”?

Neymar është renditur i 12-ti në klasifikimin për ”Topin e Artë” – por, nuk duket se braziliani është i fokusuar shumë në këtë aspekt.

26-vjeçari u largua nga Barcelona vitin e kaluar për 198 milionë funte, për t’u larguar nga hija e Messit në Spanjë.

Dhe kjo ishte hera e parë që nga viti 2012 që Neymar nuk gjendet në 10 vendet e para të klasifikimit në fjalë, transmeton IndeksOnline.

Por, Neymar nuk duket të jetë fare i mërzitur për këtë ceremoni, e cila po zhvillohet në Paris.

Braziliani ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, ku tregon se është duke luajtur video-lojëra me miqtë e tij – vetëm disa sekonda pasi iu kumtua ”lajmi i hidhur”.

Siç duket, ai e ka ndarë mendjen të mos jetë prezent në ceremoninë e sotme./IndeksOnline/

Temat: