15:22 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Nis interpelanca për Astrit Deharin (Video)

Ka nisur interpelanca e thirrur nga VV-je lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, aktivist i kësaj partie.

I pari që mori fjalën lidhur me këtë çështje, është Albin Kurti, lider i kësaj partie i cili foli në detaje lidhur për ngjarjen se si ndodhi.

Ai hedh akuza në drejtim të policisë e prokurorisë së Prizrenit për deklaratat e tyre të para në ditën kur vdiq Dehari, se ky i fundit kishte kryer vetëvrasje ende pa u zbardhur raporti i autopsisë, raporton Indeksonline.

“Komandanti i Policisë, Nexhmedin Krasniqi foli i pari pas vdekjes së Deharit. Jo vetëm që foli i pari, por edhe gënjeu. Ai tha se Astrit ka vdekur nga medikamentet e tepruara. Mirëpo, ekspertiza dhe raporti i autopsisë ka treguar se në 11 medikamentet e testuara në asnjë nuk ka qenë pozitiv.Raporti i autopisë është asfiksia mekanike. Edhe Sylë Hoxha menjëherë tha se Astriti është vetëvrarë ende pa u kry hetimi. Synimi ka qenë të mbyllet hetimi dhe të mos bëheshin fare. Askush nuk ka dhënë përgjegjësi për deklaratat e dhëna. Ndërsa, Kadri Veseli na patë thënë, kujdes se po e vrani veten. Veseli duhet të tregoi se për cka e kishte fjalën. Drejtësia te ne është bërë vend i krimit. Mbi Astritin është ushtruar krimi. Vetëm tri ditë pas vdekjes së tij u emituan nga video nga kamerat e qendrës së burgut në Prizren. Si doli ky material në media. Me 20 dhjetor 2016, kemi vendimin për hetimi ndërkombëtar për rastin Dehari” ka thënë Kurti.