16:48 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nis takimi i përbashkët Mogherini-Thaçi-Vuçiq

Ka filluar takimi tre palësh mes  përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim i cili po zhvillohet në Bruksel në kuadër të dialogut,  do diskutohet  për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Federica Mogherini takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për të diskutuar normalizimin e  plotë të marrëdhënieve në Bruksel”, ka shkruar Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Mogherinit.

Me këtë takim, filloi edhe faza e fundit apo përmbyllëse e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, e cila pritet të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve./Indeksonline/