17:11 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nisin procedurat për anëtarësimin e Kosovës në OBT si vëzhguese

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka konfirmuar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, për fillimin e procedurave për statusin e anëtarit vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë.

“Anëtarësimi si anëtarë vëzhgues është një hap në rrugën tonë për anëtarësimin e plotë në të ardhmen”, ka shkruar ai.

Sipas tij, anëtarësimi në OBT i jep mundësi Kosovës që t’i zgjerojë mundësitë tregtare e qasje më të lehtë tregtare në vendet anëtare.

Ndër të tjera Hasani tha se me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë, tregtia do të zhvillohet më sigurt dhe do të zgjidhen mosmarrëveshjet tregtare mes vendeve anëtare.