13:41 / E Shtunë, 23 Qershor 2018

Një femër bëri foto me armë në Facebook, por i doli telashe me Policinë e Kosovës

Një rast i posedimit të paautorizuar të armës është inicuar nga Policia në Vushtrri, pas një postimi që një femër kishte bërë në janar të këtij viti.

“E dyshuara femër shqiptare pasi që kishte publikuar në rrjetin social Facebook disa foto, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ku kishte deklaruar se fotot që kishte bërë me revole ia kishte dhënë një person”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.