19:14 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Një fitnes bën atë që nuk e ka bërë askush! Hap dhomën e veçantë për “selfie”

Nëse nuk keni bërë fotografi, a i bie se keni qenë me të vërtetë në palestër?

Bërja e një fotoje në pasqyre gjatë kohës që jeni në palestër, ngritja e peshave ose përkulja e muskujve tuaj është bërë një ritual për dhjetëra mijëra njerëz në mbarë botën.

Dhe një palestër në Zelandë të Re ka hapur tani një dhomë të “selfie”, të pajisura me pasqyre të mëdha dhe ndriçim të veçantë të cilat mundësojnë të vihen në pah muskujt.

Pasi kanë vërejtur se shumë nga anëtarët e tyre duan të bëjnë fotografi gjatë stërvitjes, kjo palestër ka menduar se do ishte një ide e mirë për të bërë një dhomë të veçantë në mënyrë që kushdo që dëshiron të bëjë “selfie” të mund të bënin në një dhomë private, pa penguar apo pa i bërë të ndihen jo rehat të tjerët./Indeksonline/