13:29 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Një restorant në Graçanicë vihet në zjarr

Policia ka njoftuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë kuzhina e një restoranti në Graçanicë.

“Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin  e ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/