16:28 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Një trajner personal zbulon çelësin kyç, që do t’ju mbajë të lidhur me ushtrimet

Gjatë dimrit shumë kush mund të përdor ushqimin si ngushëllim dhe qëndrimin në shtrat mund të duket shumë më e kapshme sesa të dalësh në ftoftë për të shkuar në palestër.

Për të bërë një gjë të tillë duhet një motivim i fortë.

Të kthehesh në fitnes gjatë kësaj periudhe duhet të jesh “i fortë”, për këtë disa trajner nga New York kanë treguar çelësin kryesor se si ta bësh një gjë të tillë, transmeton Indeksonline.

Argëtohu me shoqërinë nga fitnesi

Në vitin 2015 një studim pat treguar se kur  ushtrimet janë lidhur me diçka argëtuese, njerëzit kanë pasur më shumë sukses për të humbur kalori.

“Mundohuni të argëtoheni duke përfshirë vetën në komunitetin e fitnesit, madje mund të gjeni edhe një mik të ri të mirë! Kjo është ajo që më ka dhënë suksesin më të madh në arritjen e rezultateve”, ka thënë trajneri.

“Unë gjithmonë isha i ngazëllyer të shkoja në fitnes sepse atje e dija se do gjeja njerëz të cilët gëzoheshin se shkonin në palestër”, ka thënë ai.

Mos u përpiqni t’i bëni të gjitha në të njëjtën kohë

“Gabimi më i madh që bëjnë individët është të përpiqen të bëjnë çdo gjë të përsosur, si për shembull ushqimin dhe stërvitjet e tyre ende pa filluar mirë madje”, ka shtuar ai.

“Mënyra më e mirë për të arritur këtë është të zhvilloheni dalë nga dalë, ushqimin dhe modelet e ushtrimit t’i përmirësoni me kalimin e kohës”, ka thënë Zeumer.

Përqendrohu në atë që dëshiron të fillosh, jo atë që duhet të ndalosh

“Ne shpesh përfundojmë duke mos filluar asnjëherë një stil të shëndetshëm jetësor, sepse ne jemi shumë në zakonet tona negative dhe se si t’i ndalojmë ato”, ka thënë më tej i.

“Në vend që t’i heqësh gjërat mendore nga jeta juaj, përqendrohuni në fillimin e të gjitha zakoneve pozitive, siç është më shumë punë”.

“Duke filluar këtë, zakonet si ndjenja e dembelisë ose të qenit “i lidhur” për shtrati do të zhduken, pasi do të jesh në palestër”.

Gjeni një trajner personal ose partner të stërvitjes

Mos kini frikë të kërkoni ndihmë ose mbështetje derisa të ktheheni në ritëm të ushtrimit, pavarësisht nëse ky është një ekspert apo vetëm një mik.

“Duke pasur një profesionist në palestër që ka njohuri të ju udhëzojë dhe t’ju mbajë të përgjegjshëm është mënyra më efektive për të bërë një rikthim në palestër”.

Jini i durueshëm

Varësisht se kur filloni, mund të duhen disa javë apo edhe muaj për të parë ndryshimet e dukshme në trupin tuaj.

Por mos lejoni që t’ju ndalojë kjo gjë.

“Rezultatet marrin kohë për të zhvilluar, pa marrë parasysh se ku jeni. Mos u dekurajoni sepse nuk shihni një ndryshim të menjëhershëm, kjo kërkon kohë./Indeksonline.