10:54 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Njihuni me bazën sekrete të Man Unitedi, ku të rinjët i marrin hapat e parë në karrierë

Marcus Rashford dhe Andreas Pereira, të dy shkëlqyen në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Premier League ndaj Leicester Cityt.

Dyshja e lartëcekur si dhe 23 yje tjerë të dalur nga akademia e Man Unitedit, përfshirë këtu edhe Jesse Lingard dhe Adnan Januzaj duhet t’i falënderohen një pjese të panjohur të Evropës – Poprad, Sllovaki.

Bëhet fjalë për Majën e Lartë të Tatras, ku Man Unitedi i dërgoi lojtarët e akademisë për një kamp stërvitor vjeshtor, ku ndodhet qendra shëndetësore, AquaCity.

Me një lartësi mbidetare prej më shumë se 600 metrash, AquaCity nuk është qendra e vetme relaksuese, pasi që atje ka edhe qendra të notit dhe të masazhës, transmeton IndeksOnline.

Ky është vendi ku gjenerata e ardhshme e yjeve të Sllovakisë janë duke u stërvitur, teksa më poshtë mund të shihni një publikim të AquaCityt për qendrat e rikuperimit.

Ndërsa, tani The Sun ju sjellë edhe listën me emrat e lojtarëve që kanë qëndruar në këtë qendër, ku shihet se edhe Adnan Januzaj ishte pjesë e këtij grupi lojtarësh.

Rashford ka luajtur në AquaCity në vitin 2013 dhe 2014, derisa Pereira ishte në Sllovaki në vitin 2012

Ndërsa, Adnan Januzaj qëndroi aty në vitin 2011 dhe 2012, ku bëri 63 paraqitje dhe shënoi 5 gola./IndeksOnline/