22:40 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Nuk është hajgare, Interi në Ligën e Kampionëve (Video)

Interi është kualifikuar në Ligën e Kampionëve pasi ka mposhtur Lazion me rezultat 3-2 duke arritur të siguroj vendin e katërt në tabelë.

Lazio kaloi në epërsi me autogolin e Perisic në minutën e nëntë.


D’Ambrosio arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 29-të të ndeshjes.


Mirëpo Anderson në minutën e 41-të u përkejdes që në pushim Lazio të shkoj me empësi.


Në pjesën e dytë Interi ishte më kërkues ku arriti ta rikthej rezultatin.

Icardi fillimisht barazoi rezultatin në 2-2 nga penalltia në minutën e 78-të.

Një minutë më pas Lulic u ndëshkua me karton të kuq duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.

Interi e shfrytëzoi avantazhin numerik, ku Vecino shënoi golin që kushton me Ligë të Kampionëve.

Interi përfundon garën në pozitën e katërt me 72 pikë, aq sa ka edhe Lazio në pozitën e pestë. /IndeksOnline/