23:28 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

“Nuk ishte e qëllimshme”, Lampard dhe Ferdinand në mbrojtje të Ramosit

Lampard nuk beson se Sergio Ramos e ka lënduar qëllimisht Salahun në ndeshjën finale të Ligës së Kampionëve.

Salah la fushën me lot në sy pas një dueli me Ramos dhe raportet e para thonë se ka nxjerrje krahu.

Shumë tifozë vërshuan me komente negative ndaj Ramos pas atij dueli, por njejtë nuk mendon edhe Lampard.

I pyetur nëse ishte e drejtë t’i atribuohet faji Ramosit, Lampard tha: “Jo, nuk mendoj ashtu” .

“Ai iu afrua ashtu si çdo mbrojtës duhet të bëjë dhe ndonjëherë kur ka asi kontakti lidhen duart dhe ka lëndim të pafat, si ai i Salah” .

Ramos ishte fotografuar duke buzëqeshur dhe duke qeshur me një nga asistentët e arbitrit, ndërsa Salah largohej, por Rio Ferdinand ishte i bindur se dy incidentet nuk ishin të lidhura.

Fjalët e Ferdinand: Unë nuk mendoj që lidhen këto dy gjëra. Mendoj se Ramos ishte duke u mbrojtur mirë dhe nuk besoj që kishte për qëllim ta bante atë ( ta lëndonte Salahun) . /IndeksOnline/