19:35 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Operacion i policisë në kryeqytet për arrestimin e të kërkuarve nga Interpol

 (21:10) Operacioni i Policisë për arrestimin e disa shtetasve të huaj që janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar është duke vazhduar edhe në këto orë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë thënë se operacioni është shtrirë në disa lokacione brenda kryeqytetit dhe se deri me tani janë disa persona të prangosur.

——

Njësia speciale e Policisë së Kosovës pasditen e sotme ka ndërmarrë një operacion të gjerë në kryeqytet. Disa persona kanë përfunduar në pranga në lagjen “Kalabria” ndërsa sipas policisë, operacioni ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.

“Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar”, ka deklaruar për Indeksonline zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas tij, njësitet kompetente dhe ato speciale në koordinim dhe bashkërendim janë ende duke zhvilluar operacionin dhe për detaje do të njoftoheni me kohë pas përfundimit të operacionit./Indeksonline/