15:41 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mbi 400 persona të arrestuar javën e kaluar në Turqi për shkak të lidhjeve me gylenistët

Policia e Turqisë nga data 22 tetor deri me 29 tetor ka arrestuar 478 persona për shkak të lidhjeve me gylenistët, ka treguar Ministria e Brendshme e Turqisë.

Ndërsa në muajin shtator  mbi 19.000 persona janë arrestuar, transmeton Indeksonline.

Që nga koha kur ushtria tentoi të bënte grusht-shtet në Turqi në vitin 2016, janë arrestuar mbi 78.000 persona.

Mbi 234.000 pasaporta janë anuluar dhe 1020 kompani janë mbyllur vetëm se kishin lidhje me gylenistët. /Indeksonline/