13:29 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pacolli në Afrikë, njohjet dhe anëtarësimi në INTERPOL temat kryesore të vizitës

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nisur turin e ri diplomatik në kontinentin afrikan, ku pritet të takohet me Presidentë, Ministra të Jashtëm dhe përfaqësues të tjerë të​ shteteve të ndryshme nga ky kontinent.

Në kuadër të kësaj vizite, kryediplomati kosovar synon shtimin e njohjeve të reja, zgjerimin e përkrahjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Interpol si dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale.

Vizita në kontinentin afrikan pason pas turneut diplomatik, që Ministri i Jashtëm Pacolli  zhvilloi gjatë javës së kaluar në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtete të tjera të Evropës, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/