21:28 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Baseli pranë kualifikimit, Albian Ajeti kontribon me gol

Baseli është shumë pranë kualifikimit në raundin tjetër të Europa Leagues.

Skuadra zvicerane e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Vitesses me rezultat, 1-0 në Holandë.

Ndërsa, sonte, dy skuadrat e lartëcekura janë duke u përballur në Zvicër, shkruan IndeksOnline.

Rezultati aktual është 1-0, dhe golin e ka shënuar sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti.

Ajeti ka shënuar gol në minutën e 29-të të ndeshjes pas asistimit nga Luca Zuffi.

Për më shumë, ju ftojmë që ta shikoni videon e mëposhtme./IndeksOnline/