23:36 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Albian Ajeti – sulmuesi shqiptar që po shkëlqen në Zvicër këtë sezon

Baseli gjithmonë ka pasur përparësi në zbulimin e talentëve – sidomos të atyre nga Kosova dhe Shqipëria.

Yjet më të mëdha që ka zbuluar deri më sot klubi zviceran janë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Të dy lojtarët luajnë në klube të mëdha evropiane – në Arsenal, respektivisht, Liverpool.

Por, talenti shqiptar që sot po shkëlqen në çdo ndeshje të Baselit është Albian Ajeti, transmeton IndeksOnline.

Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar 21 ndeshje këtë sezon, teksa ka debutuar edhe te Kombëtarja zvicerane.

Në këto 21 ndeshje, Ajeti ka qenë i përfshirë në plotë 14 gola – 9 gola dhe 5 asistime.

Në debutimin e tij te Kombëtarja, Ajeti, madje, ka shënuar edhe gol.

21-vjeçari shqiptar, padyshim është e ardhmja e futbollit zviceran./IndeksOnline/