19:22 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Partizani i pafat, mposhtet nga Maribori (Video)

Skuadra shqiptare, Partizani i Tiranës ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet për Europa Ligë.

Partizani është mposhtur në shtëpi nga nën-kampioni nga Sllovenia, Maribor, shkruan IndeksOnline.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e fundit me anë të Gregor Bajde.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 19 korrik dhe luhet në Slloveni./IndeksOnline/