08:53 / E Premte, 25 Maj 2018

Pas 7 orëve bisedime Chelsea bëhet me trajner të ri

Sportitalia pretendon se Chelsea ka zhvilluar një takim që zgjati shtatë orë me përfaqësuesit e Maurizio Sarri dhe është gati të paguajë klauzolën 8 milionë euro për t’i prishur kontratën me Napolin.

Trajneri është shkarkuar të mërkurën nga Napoli, duke hapur rrugë për Ancelotti-n, megjithëse i udhëhoqi drejt vendit të dytë në Serie A.

Sipas Sportitalia, takimi zgjati për shtatë orë me përfaqësuesit e Sarri-t në Londër.Por mesa duket gjithçka ka shkuar mirë dhe Chelsea është gati t’i ofrojë një kontratë dyvjeçare trajnerit. Pronari i Chelsea-t Roman Abramovich raportohet se është gati të paguajë 8 milionë eurot e klauzolës së tij.Klauzola skadon më 31 maj dhe, megjithëse Napoli shkarkoi Sarri-n, ka të drejtë të kërkojë shifrën e 8 milionë eurove për teknikun. /IndeksOnline/

Temat: