11:42 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pas demarkacionit, Kusari-Lila paralajmëron mocion për rrëzimin e Qeverisë

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se pas kalimit ngërçit që ka shkaktuar demarkacioni, do të ketë angazhime për rrëzimin e Qeverisë.

Ajo është shprehur se për tri vite, demarkacioni si proces i menaxhuar keq, i ka kushtuar shumë Kosovës. Për këtë marrëveshje, Kusari-Lila ka thënë se janë rrëzuar Qeveri dhe se ka njerëz që po e vuajnë burgun.

Andaj, kryetarja e Alternativës ka paralajmëruar se do të ketë edhe mosion mosbesimi për ta rrëzuar Qeverinë aktuale.

“Këto tri vite kanë qenë shumë të rënda dhe me të vërtetë të vie situate që të mos kemi një konsensus të paktën prej partive shqiptare, është e rëndë. Për subjektin tjetër opozitar qëndrimi është bërë i njohur dhe kjo është një situatë e dhimbshme. Këto tri vite gabime të njëpasnjëshme kanë sjellë një dëshprim tek populli i Kosovës dhe ne e shohim momentin e fundit për të dalë nga kjo që është shkaktuar. Ka pak shanca sot që ky ligj të aprovohet dhe të kalohet në Komision. Na është bërë e qartë se është edhe kriteri i luftimit të korrupsionit që duhet të vazhdojë në proces.  Pas tejkalimit të këtij ngërci të madh, që po e thith oksigjenin e Kosovës duhet të angazhohemi në rrëzimin e kësaj qeverie. Ne jemi parti parlamentare dhe dihen format dhe aktivizimi. Nuk ka ndodnjë formulë e jashtëzakonshme, është mocioni i mosbesimit. Nëse këta nuk e rrëzojnë vetën sic ka ndodhur me dy qeveritë e fundit. Sot është një ditë jo e lehtë, por shpresoj që të paktën të kemi një proces demokratik, qoftë me demarkacion apo pa demarkacion”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline.

Ajo nuk është shprehur edhe aq optimiste sa i përket ratifikimit të demarkacionit sot.

Ndryshe, ajo raportin e sotëm që do të paraqitet para deputetëve për ta votuar, e ka quajtur kontradiktor meqë aty gjendet marrëveshja e vitit 2015, raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit me disa parregullsi të paraqitura, si dhe deklarata e presidentit Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq./Indeksonline/