20:24 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pas “Makiato”, Lumi B do të vijë me dy këngë të tjera

“Makiato” titullohet kënga më e re e Lumi B, të cilën e solli ditë më parë të shoqëruar me videoklip.

E punuar nga Cekic Beatz dhe Big Bang, dhe me tekst të vet reperit, kënga u pëlqye nga fansat e tij.

Në një prononcim për Prive, Lumi ka thënë se publikimi i “Makiato” ishte vonuar, megjithatë ai kishte dashur që ta publikonte, sepse i pëlqente kënga.

Ndërkaq, në muajt bë vazhdim priten edhe dy këngë të reja nga Lumi B.

“E kam pasur këtë këngë më herët është vonuar pak, por mu dhimb që të mos e qesim se na pëlqente, kështu që e kam qit”.

“Por, i kam edhe dy këngë të tjera. Kështu që edhe unë do të bëj çka po bëjnë krejt”, është shprehur reperi.

Para se ta lansonte këngën “Makiato”, Lumi kishte sjellë bashkëpunimin me Gjikon, “Kush je ti”.

 

 

Temat: