18:01 / E Hënë, 11 Qershor 2018

Pasuria multimilionëshe e ministrit të PDK-së-Qindra mijëra euro para ‘cash’ nëpër banka

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj në formularin e deklarimit të pasurisë, ka deklaruar një pasuri marramendëse.

Mbi 2 milionë e 482 mijë euro është vlera që Beqaj ia ka dhënë pasurisë së tij vetëm në aspektin e pronave të paluajtshme, shkruan Insajderi.

Shtëpi, objekte afariste dhe tokë, janë vetëm disa nga pronat e ministrit Beqaj.

Ministri i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në rastin e quajtur “Pronto”, ka deklaruar se në bankat kosovare posedon një shumë ‘cash’ prej 171 mijë e 500 euro.

Po ashtu, ai posedon dy vetura që kapin vlerën prej 37 mijë e 500 eurosh.