20:45 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ministria e Inovacionit: Ministri Besim Beqaj nuk ka dhënë dorëheqje

Pas publikimit të lajmit se ministri i Inovacionit, Besim Beqaj ka shprehur vet dëshirë për ta lënë postin e ministrit, ka reaguar dikasteri që ai drejton.

Sipas Ministrisë së Inovacionit, Beqaj nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij dhe se ai është duke punuar me intensitet të shtuar karshi realizimit të planit të punës me synim përkrahjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë në shërbim të rritjes e ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës.

“Në lidhje me spekulimit e orëve të fundit në media, sipas të cilave Ministri Besim Beqaj ka dhënë dorëheqje, e infomojmë opinionin publik dhe mediat se Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij”, thuhet në komunikatën për media të MI-së.

Më anë të kësaj komunikate MI përgënjeshtron informacionet e publikuara, duke informuar se Ministri Beqaj është duke vazhduar punën e përditshme në realizim të objektivave, politikave dhe planeve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Në këtë kuadër Ministri Beqaj dy ditët e fundit ka qëndruar për një vizitë jashtë vendit./Indeksonline/