18:49 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ministri Besim Beqaj ofron dorëheqjen

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj është i treti që brenda 24 orëve të fundit ka ofruar dorëheqjen nga Qeveria Haradinaj.

Burimet e Indeksonline brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë thënë se sot në takimin e kryetarit Kadri Veseli me disa prej anëtarëve të Kryesisë është diskutuar edhe mundësia e dorëheqjes së ministrit Beqaj.

Sipas burimeve, Beqaj vet ka shprehur dëshirën që të largohet nga qeveria.

Mirëpo pavarësisht këtyre zhvillimeve, zyrtarisht PDK-ja ende nuk ka marr vendim për këta ministra.

Ndërsa kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj në një prononcim para medieve tha se aktualisht nuk ka asnjë largim të ministrave./Indeksonline/