19:08 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Beqaj: Kosova ka nevojë për komercializim të dijes dhe avancimeve teknologjike duke ndjek shembullin e Sllovenisë

“Ndërtimi i urave të bashkëpunimit me një nga ekosistemet më të zhvilluara në Evropë, të bazuara në komercializim të dijes dhe avancimeve teknologjike ishte mesazhi i vizitës në Tech Parkun e Lubjanës”, ka deklaruar ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, gjatë vizitës që i ka bërë Parkut Teknologjik të Lubjanës, në kuadër të vizitës që është duke e bërë në Slloveni.

Këtu Beqaj ka takuar Drejtoren Gjenerale të këtij institucioni znj. Hegler Jozka, më të cilën ka folur për mundësitë e shkëmbimit të praktikave të mira në shërbim të qendrave të Inovacionit të themeluara nga Ministria e Inovaionit dhe Ndërmarrësisë.

Ministri Beqaj u shpreh i impresionauar me të arriturat e ekonomisë së Sllovenisë, konkurruese me ekonomitë më të zhvilluara evropiane në fushën e inteligjencës artificiale dhe sigurisë kibernetike, në një ambient shumë inovativ.

“Qendrat Rajonale Inovacionit dhe Ndërmarrësisë të themeluara nga Ministria jonë, do të përfitojnë nga bashkëpunimi me Tech Parkun e Lubjanës, që arriti të krijojë mbi 30 start-upe për çdo vit, mbi 300 milion euro investime, mbi 80 milion euro vlerë të shtuar në ekonomi për çdo vit dhe mbi 400 vende të punës me profil të lartë’, u shpreh ministri. ​

Temat: