00:50 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

PDK dhe LDK pajtohen që të mërkurën të votohet demarkacioni, VV kundër

73 deputetë të Kuvendit të Kosovës janë në sallë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli po kërkon nga shefat e grupeve a janë që votimi të ndodh të mërkuren në orën 10:00.

Shefi i GP të LDK Avdullah Hoti pajtohet për këtë e edhe shefi i GP të PDK-së Memli Krasniqi.

Ndërsa Glauk Konjufca tha se kjo është shkelje e procedurës sepse një seancë tjetër është caktuar për nesër ku pritet të votohen rekomandimet lidhur me vrasjen e Astrit Deharit.

Temat: