23:58 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përmbledhje me pamjet më të mira nga ndeshja, Prishtina – Groningen

Prishtina triumfoi përballë skuadrës holandeze në kuadër të rrethit të parë eliminator në Basketball Champions League.

Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, djelmoshat e Matthias Zollner fituan me rezultat, 84-64.

Dhe mbështetja e tifozëve të Prishtinës sonte ishte e jashtëzakonshme duke u shëndërruar në një ”basketbollist shtesë” në parket për vendasit.

IndeksOnline i pranishëm në sallë për ta përcjellur nga afër duelin dhe mori pamjet më të mira nga kjo ndeshje.

Këto janë pamjet më të mira nga ndeshja, Prishtina – Donar Groningen./IndeksOnline/