22:04 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Policia: Dy persona të lënduar nga incidenti në Vushtrri

(I plotësuar) – Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar se sot ka ndodhur një incident mes disa personave në rrugën “Pandeli Sotiri” në Vushtrri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka thënë për “Indeksonline” se për momentin mund vetëm ta konfirmojmë rastin që ka ndodhur. Sipas tij, tani kanë informacion se dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Mirëpo, Zaiti ka thënë se deri më tani nuk dihet nëse ka të therur me thikë, veçse ka theksuar se pasi të marrin trajtimin mjekësorë të lënduarit të cilët janë dërguar për në Spitalin e qytetit mund të dihen detajet tjera lidhur me  përleshjen në fjalë.

……………………………………………………………………..

Sonte në Vushtrri është therur me thikë një qytetar.

Mësohet se rasti ka ndodhur në rrugën “Pandeli Sotiri” në Vushtrri, rreth orës 21:20, ku pas një mosmarrëveshje, një person është therur me thikë, shkruan Kp.

I lënduari është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa është therur më shumë se një herë.