13:05 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Therje me thikë në Podujevë, një person në gjendje të rëndë

Një përleshje mes disa persona ka ndodhur para disa minutash afër shkollës ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një person është therr me thikë, duke pësuar lëndime të rënda.

Mirëpo, qendra emergjente në Podujevë për shkak të gjendjes së rëndë, e ka udhëzuar të lënduarin për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes, me të marr informatën kanë dal ekipet mjekësore dhe ato policore. /Indeksonline/