12:55 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Theret një person në Prishtinë, tjetri rrihet me shuplaka fytyrës

Raportohet se tre persona janë përfshirë në një rrahje gjatë ditës së djeshme, dy viktima meshkuj K-Shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull N.N.

Njëri nga viktimat ka pësuar lëndim në këmbë nga një mjet i fortë (thikë), ndërsa viktima tjetër është goditur me shuplaka në fytyrë.

Viktimat pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi ndërsa i dyshuari ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/