23:48 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018

Policia italiane përdorë Ferrarin e ish-mafiozit

Qeveria italiane konfiskoi një Ferrari 458 Spider, i cila i përkiste një anëtari të një grupi kriminal të organizuar dhe automjeti më pas i është dhënë departamentit të policisë së Milanos.

Ashtu si në rastin e makinave të tjera policore, edhe ky Ferrari origjinal mori shenjat e forcave të rendit në pjesën e jashtme dhe dritat shtesë për sinjal, ndërsa në kabinë u instalua radioja e policisë.Edhe pse posedon performanca që janë ideale për ndjekjen e atyre që thyejnë ligjin, Ferrari i policisë do të shërbejë për marrëdhënie me publikun dhe edukimin e fëmijëve me një mesazh të qartë se krimi nuk shpaguhet.

Ferrari 458 Spider nuk do të mbetet gjatë në pronën e policisë, pasi automjeti përfundimisht do të shitet në ankand dhe paratë e mbledhura do të paguhen në fondin e viktimave të krimit të organizuar në Itali. Modeli 458 Spider është mundësuar nga një motor V8 4.5 litërsh me 570 kuaj fuqi dhe nga 0 deri 100 km/h arrin për 3.4 sekonda, derisa shpejtësia e tij maksimale është 320 km/.