12:31 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në Badovc [Foto]

( I plotësuar) 13: 05 – Policia e Kososovës për rajonin e Prishtinës ka pranuar informatën se rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në Badovc.

Zëdhënsja e PK-së për këtë rajon, Flora Ahmeti ka treguar për “Indeksonline” se nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me këtë rast.


Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Gjilan,  konkretisht në Badovc.

Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, përderisa nuk dihet ende se a ka të lënduar, veçse dëme materiale të konsiderueshme.

Një lexes i “Indeksonline” që ka dërguar fotografi në redaksi shihet se aksidenti në fjalë ka krijuar kolona të mëdha të automjeteve.

Në vendin e ngjarjes është parë edhe auto-ambulanca, mirëpo nuk dihet se a ka marrë ndonjë të lënduar.

Më poshtë pamjet:

/Indeksonline/