22:18 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë [Pamje]

(I plotësuar 22:46) – Policia e Kosovës për rajonin e Podujevës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin mes një veture dhe traktori në fshatin Sfeqel.

Komandanti i Stacionit të Policisë në qytetin e Podujevës, Bekim Bislimi ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti ka pësuar lëndime trupore një person.

Sipas tij, i njëjti është dërguar për tretman mjekësorë në Emergjencën e qytetit.

“Mund të konfirmojë se  rreth orës 21:50 kemi pranuar informatën për një aksident  në fshatin Sfeqël mes një veture dhe një traktori. Sipas informacioneve të para, një qytetarë është i lënduar dhe i është ofruar ndihma mjekësore dhe është dërguar në Emergjencën e qytetit të Podujevës”, ka thënë Bislimi për “Indeksonline”.

————–

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Podujevë, saktësisht në fshatin Sfeqel.

Në këtë aksident janë të përfshira  një veturë dhe një traktor, shkruan Indeksonline.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, drejtuesi i traktorit si pasojë e këtij aksidenti ka pësuar lëndime të lehta trupore, derisa aksidenti ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkaq, sipas pamjeve, Policia e Kosovës si dhe po ashtu ekipet mjekësore ju kanë përgjigjur këtij rasti dhe menjëherë janë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rrethanat që karakterizojnë rastin në fjalë.

Indeksonline ua sjellë disa pamje të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur ky aksident./Indeksonline/