Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Ankara
Të paktën nëntë vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në aksidentin e mëngjesit të sotëm ku u përfshi një tren i mbushur me udhëtarë në Ankara, thonë zyrtarë turq.
Guvernatori i Ankarasë Vasi Sahin ka thënë se treni me shpejtë të lartë është përplasur me një lokomotivë që bën inspektime.
Guvernatori shtoi se përpjekjet e kërkimit dhe të shpëtimit vazhduar si “hetime teknike” për të gjetur saktësisht se çfarë e shkaktoi këtë aksident.
Në pamjet e publikuara më herët tregoi punëtorë të emergjencës në vendngjarje, duke punuar për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënojat e metaleve të trenit./Indeksonline/