19:10 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lëndohen katër persona në aksidentin mes pesë veturave në Veternik

Një aksident zingjiror ka ndodhur sonte në Veternik.

Në këtë aksident janë përfshirë pesë vetura, ndërsa, janë lënduar katër persona.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti  për Indeksonline ka dhënë detaje lidhur me aksidentin.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Veternik. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete, ku janë lënduar katër persona. Njësia është duke u marr me rastin”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/