17:28 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Policia përdorë armët për ta ndalë veturën e dyshuar në Prishtinë (Foto)

Policia e Kosovës është detyruar të përdor armët zyrtare për ta ndalë një veturë të dyshuar në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Dy të rinj nuk iu kanë bindur urdhrave të policisë që të ndalën dhe më pas duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik janë larguar me shpejtësi nga “Qafa” në drejtim të “Kodrës së Trimave”.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë thënë se zyrtarët policor që ishin në ndjekje të veturës së dyshuar janë detyruar që të përdorin armën zyrtarë për t’i goditur gomat e veturës që ajo të ndalët dhe të mos rrezikohen tutje kalimtarët.

Tani afër stacionit policor ndodhet vetura e dyshuar e cila është rrethuar me shirit policor dhe e njëjta do të ekzaminohet nga njësitet përkatëse policore.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se aktualisht policët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin./Indeksonline/