17:19 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi uron babain në 80 vjetorin e lindjes (Foto)

Pavarësisht angazhimeve të shumta që kanë, kur bie fjala tek personat e afërt, ata gjithnjë tregojnë kujdes, veçmas në data e festa të veçanta.

Edhe presidenti Thaçi sot ka gjetur kohë që ta urojë babain e tij në 80 vjetorin e lindjes, shkruan Indeksonline.

Presidenti ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook, teksa shihet me babain e tij dhe djalin e tij Endritin.

“Urime 80 vjetori i lindjes, baba! Shëndet të mirë dhe pleqëri të qetë!”, ka shkruar presidenti./Indeksonline/