12:58 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Prizreni me parking publik me kapacitet për 100 vetura

Prizreni nga sot ka parkingun e parë publik, prapa Shtëpisë së Bardhë, me një kapacitet prej 100 veturave.

Lajmin e bëri të ditur kryetari Mytaher Haskuka, i cili po ashtu bëri të ditur se është e paraparë që deri në fund të vitit, parkimi në këtë vend të jetë falas për tri orë.

“Për shkak të afërsisë nga qendra historike, parkingu do të shërbejë veçanërisht për vizitorë dhe afaristë të Çarshisë së Bazhdarhanes, duke e zbutur kështu një problem shumë të theksuar për zhvillimin e turizmit dhe të afarizmit për 400 shitore që veprojnë në këtë zonë.

Deri në fund të vitit, kemi paraparë që parkimi në këtë lokacion të jetë falas për 3 orë, ndërsa në të ardhmen do të caktohet një tarifë, gjithsesi shumë e volitshme. Në të ardhmen, në këtë lokacion planifikojmë të ndërtojmë një parking nëntokësor për 400 automjete, gjë që do të bënte një zgjidhje të përhershme për vizitorët në këtë zonë”, ka shkruar Haskuka.