09:55 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

I pari i Prizrenit i ashpër me vendimin e Liverpoolit për Shaqirin – shpreh disa dyshime

Liverpooli do ta zhvillojë sonte një përballje tejet interesante në Beograd – kundër Crvena Zvedës në kuadër të Champions Leagues.

Me pretekstin për t’ju shmangur situatave tensionuese, trajneri, Jurgen Klopp vendosi ta lë jashtë Xherdan Shaqirin, futbollistin me prejardhje shqiptare.

E në lidhje me vendimin e Liverpoolit për ta lënë jashtë Shaqirin, ka reaguar edhe Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, transmeton IndeksOnline.

Haskuka këtë vendim e ka lidhur edhe me situatën politike aktuale në vend, duke pyetur se si mund të ketë normalizim të mardhënieve me Serbinë.

Image may contain: one or more people and text

”Xherdan Shaqiri, lojtari i Liverpulit, I cili luan në kombëtaren e Zvicrës nuk mirret në lojën kundër Crvena Zvezdës në Beograd, shkaku “mos me shkaktu tensionie”.

”Demek, serbët mbas gjithë asaj që kanë bo ende po tensionohen kur po shohin shqiptarë”.

”Çfarë normalizimi të marrëdhënjeve me Serbinë? Apo normalizim të fashizmit serb ndaj shqiptarëve? Faleminderit FIFA, faleminderit Bruksel”, shkroi Haskuka në Facebook./IndeksOnline/